“Kemi një emergjencë për ekzistencën e Partisë Demokratike”/ Flamur Hoxha: Nuk duhet të merremi me emra të përveçëm

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha ka deklaruar sot se nuk janë në kushtet për t’u marrë me emra të përveçëm apo se kush është lideri në PD.

Nëse do të ndiqen këto dy linja sipas tij bashkëpunimi i PD-së zyrtare me grupin e përçarësve është i dështuar.

Në një inervistë për “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se Partia Demokratike prioritet duhet të ketë zgjedhjet vendore.

“Rolin e jashtëzakonshëm të liderit historik, Sali Berisha nuk mund ta mohojë as Flamur Hoxha, askush, qofta nga pjesa e demokratëve apo të majtëve. Ne nuk duhet të flasim sot se kush është lider dhe ne nuk duhet të flasim se kush është Partia Demokratike. Nëse nisemi me këto dy premisa, e kemi nisur këtë bashkëpunim të dështuar që në fillim.

Ne duhet të mendojmë që kemi një emergjencë për ekzistencën e Partisë Demokratike. Ekzistenca nuk është kjo fushatë që vjen, ky është themeli për të parë vizionin e ndërtimit dhe fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e pushtetit qendror. Kjo është sfida”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad