“Nuk është bashkim”, e zbulon vetë deputeti i PD-së: Ja për çfarë e autorizuam Bardhin

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Lefter Gështenja, është shprehur mbrëmjen e sotme se deklarata e bërë dje nga grupi i Alibeajt, nuk është një bashkim i Partisë Demokratike por një bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme vendore të pranverës 2023.

Duke folur për emisionin “Open”, Gështenja tha se hapi i parë i kësaj ftese është që palët të ulen në një tryezë, pasi dalja me një kandidat të përbashkët është kusht për të djathtën.

“Çështja e bashkëpunimit, duhet të jemi korrekt. Deklarata e djeshme e grupit parlamentar nuk është vendim i marrë dje, pasi dje u finalizua. Ka më shumë se dy muaj që po punohet për këtë tezë. E djathta duhet me çdo kusht të dalë me një kandidat. Puna u finalizua dje. Përpos debateve që kemi pasur dje, kemi qenë në mënyrë unanime dhe ishim dakord me atë deklaratë.

Do bashkëpunojmë me çdo faktor dhe aktor në opozitë. Hapi i parë është; të ulemi të diskutojmë. E kemi autorizuar zotin Bardhi si kontakt i parë për mënyrën se si duhet të bashkëpunojmë për zgjedhjet vendore. Ky nuk është bashkim. Duhet të flasim për zgjedhjet vendore. Nëse flasin për primaret, s’jam kundër, por në momentin ku ndodhet sot opozita, primaret s’e favorizojnë këtë proces.

I japim mundësi një grupi që të përfitojë nga ky proces. Bashkëpunim për zgjedhjet lokale, është dalja me një kandidat përballë kësaj maxhorance. në mënyrë që PD dhe e djathta të ftojë zgjedhjet”, u shpreh deputeti demokrat Lefter Gështenja.

Zjarr Tv Ad