“Të martosh vajzën me dhunuesin e saj”, Ina Kollçaku për ngjarjen në Klos: Baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tragjedia e ndodhur mesditën e të mërkurës në Klos për “nderin e vajzës”, ku mbetën të vrarë tre persona si dhe u plagosën dy të tjerë tronditi mbarë opinionin publik.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur dhe  Ina Kollçaku, e cila u shpreh se prindërit e kanë më të lehtë të pranojnë që vajza  t’u hedh valium dhe të hidhet nga dritarja, se sa të marrë leje për të dalë nga shtëpia, mjafton që ata të mos kenë dijeni se çfarë po ndodh.

Kollçaku më tej tha se ditët e sotme baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje, mjafton që vajza të fejohet e të martohet.

Ajo që mua më bezdisi më shumë dhe më bëri përshtypje ishte fjalia e të vëllait  të personit që kreu vrasjen, i cili tha se i ati kishte thënë “o merre për nuse…”. Çfarë do të thotë kjo? Ne kishim një problem shantazhi, ai realisht mendonte se kishte një shantazh. Çfarë do të thotë kjo? Ti je dakord të martosh vajzën tënde me një dhunues psikologjik, emocional, vetëm se foli. Nëse martohet është në rregull dhe do ishte në rregull nëse do ishte vazhdueshëm në atë shantazh emocional dhe psikologjik. Kjo do të ishte gjëja më e ndershme që mund të bënte personi në atë rast?

Kjo nuk më “ndejti” mirë dhe mendoj se kjo është problematika reale, të parit e nderit në formë seksuale. Kur vjen puna te tema që  kanë të bëjnë me seksin, personazhet që e bëjnë kanë një sulm të përditshëm dhe nuk është komode të flasësh në  televizion. Çfarë kam vënë re në rrethe, prindërit e kanë më të lehtë të pranojnë që vajza edhe t’u ketë hedhur valium e të jetë hedhur nga dritarja, se sa vajza të marrë leje për të dalë nga shtëpia. Mjafton që ata të mos kenë dijeni se çfarë po ndodh.

Fakti që nëse një dhunues, që dhunon vajzën tënde është në rregull dhe nuk “e vrasim”, kjo është më e trishtueshme se e gjithë ngjarja, kjo është e papranueshme. Sot e kësaj dite, baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje, mjafton që vajza të fejohet e të martohet. Kjo është një dramë e madhe”, tha ajo.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e mërkurë ku pas një konflikti mes familjesh mbetën të vrarë 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij Liri Shira i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërsa, autori i masakrës Fiqiri Mjeshtri  vrau veten pas tragjedisë. Të plagosur në këtë masakër mbetën babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula. E gjithë ngjarja ndodhi pasi dy adoleshentët ngacmonin dhe shantazhonin vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.

Zjarr Tv Ad