Kërkesat e pedagogëve për rritje pagash/ Berisha: Para ka, por shkojnë për helikopterë-taksi për mbledhje partie të ministrave dhe instalacionin 4 milionë euro të Ramës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha tha se kërkesat e pedagogëve për rritje rrogash duhet plotësuar dhe mbështetur dhe nga qytetarët, pasi qeveria sipas tij ka para, por këto shkojnë “për tre djegësat, për instalacionin 4 milion euro të Ramës, për satelitët dhe helikopterë-taksi për mbledhje partie të ministrave”.

Sali Berisha: Në Shqipëri qindra milionë euro vidhen për tre djegësa që nuk ekzitojnë, vidhen miliona euro dhe shpërdorohen nga të cilat 4 milionë për xhepin e syrin e Ramës në instalacionin e drurit, 6 milionë euro për satelitet se sytë nuk lejojnë të shikojnë katet shtesë nga toka.

Miliona euro udhëtime me avion në dispozicion kur qeveri të vendeve shumë e shumë herë më të pasura detyrojnë kryeministrin e ministrat të udhëtojnë me linja tregtare.

Qindra mijëra euro për helikopterë taksi për mbledhje partie shpenzojnë ministrat shqiptarë.

Pra e vërteta është që para ka, por ato nuk shkojnë në destinacionin e duhur, nuk shndërrohen në rroga, në bursa, në pensione, por shndërrohen në fonde që vidhen e shpërdorohen nga qeveritarët.

Kërkoj plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të sindikatës së Universiteteve.

Qytetarët të mbështesin kauzën e drejtë të universiteteve tona.

Zjarr Tv Ad