‘Dosja bable’, shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji është shtyreë sërish ditëne  sotme. Shkak mendohet të jetë mungesa e avokatit të Geton Xhafës në seancë.

Seanca e rradhës do të jetë më 9 nëntor në orën 14:00. Salianji u mor si i pandehur për kallëzim të rremë.

“Edhe sot u gjet një arsye, nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për ta shtyrë përsëri seancën gjyqësore. Në publik ai që ka bërë akuzën dhe për të cilën unë jam në gjykatë ka shkuar të bëjë burgimin. Prokuroria atë rast nuk ka bërë hetime për drogën dhe ka ngritur një akuzë qesharake për mua.

Drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi, nuk është e domosdoshme të jetë avokati i palës. Pa diskutim që publiku pret ashtu si edhe ne drejtësi të shpejtë.

Sa i përket atyre që thonë prezenca e deputetëve është presion unë them që përkundrazi, është inkurajim për drejtësinë, që të mos ketë ndikim politik dhe të ketë drejtësi. Mazhoranca përkundrazi bën presion, siç ka bërë edhe në këtë rast”, tha deputeti Salianji.

Zjarr Tv Ad