Deklarata e Ramës për ndërtimet pa leje, Gazment Bardhi: Vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se partia që synon të marrë pushtetin, duke e drejtuar gishtin nga opozita, shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin për konfiskimin e kateve pa leje.

Në një postim në Twitter, Bardhi thotë se Rama gënjën për “të mbrojtur oligarkët”. Sipas tij, opozita në GJK “ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit”.

Deklarata e Ramës për ndërtimet pa leje, reagon Gazment Bardhi:

Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar.

Zjarr Tv Ad