Tirana pret liderët e BE-së dhe Ballkanit më 6 dhjetor, Rama: Historike

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më datë 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku do të jenë të pranishëm liderët e Evropës. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ngjarje historike për Shqipërinë. Rama shkruan në një postim në Facebook, se askush nuk e mendonte disa vite më parë se liderët e BE do të zbrisnin në Tiranë për samite të cilat gjithmonë mbaheshin në Bruksel.

“Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka bërë publik vendimin e mirëseardhur për organizimin më 6 dhjetor, në Tiranë, të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderat e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës. Për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë kjo është një ngjarje absolutisht historike. Për Tiranën kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e historisë së saj.

Për vitin 2022 që po shkon drejt përfundimit, kjo ngjarje është qershia mbi tortë pas kulmit të bukur të Finales së UEFA Conference League shtëpinë e kuqezinjve. Ndërsa për mua dhe qeverinë shqiptare, organizimi në Tiranë i një samiti të liderëve të Bashkimit Europian &Ballkanit Perëndimor është fruti më i bukur, i përpjekjes për afirmimin e Shqipërisë, si një zë i respektuar dhe anëtar dinjitoz i bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

Zjarr Tv Ad