Vdekja e të riut Lear Kurti, Ilir Meta: Po tentohet të fshihet e vërteta, efektivët patronazhistë të Ramës! Pse policia dhe spitali dolën me variante kontradiktore?!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së të riut Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat. Meta u shpreh se po tentohet të fshihet e vërteta e vdekjes teksa është ende e freskët vrasja e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

“Po përpiqen ta trajtojnë si ngjarje të zakonshme. Po tentohet të fshihet e vërteta teksa është e nde e freskët vrasja e Klodian Rashës dhe mashtrimi i policisë së Ramës. E mbushur me patronazhistët, policia sot nuk shihet më si institucion që mbron qytetarët por si kërcënim për t’ia marrë jetën atyre. Mbi bazën e fakteve që e rëndojnë paligjshmërinë shtrohen pyetjet

Cila është arsyeja që policia deklaroi se i riu vdiq në spital ndërsa spitali tha se kishte ardhur i vdekur? Pse autopsia u bë pesë orë pas vdekjes dhe jo pas 12 orësh?”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad