Profesori i Kriminologjisë: Nxirrni filmimet, më mirë një polic i dënuar sesa gjithë Policia e njollosur

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervin Karamuço, profesor i Kriminologjisë, i bën thirrje Policisë së Shtetit që të publikojë pamjet e marketit në zonën e “Don Boskos”, ku u ndalua 32 vjeçari Lear Kurti. I riu, ndërroi jetë katër ditë më parë, teksa u shoqërua nga Komisariatin nr.3.

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetet sociale, Karamuço thotë se më mirë të dënohet një polic sesa të njolloset në sytë e publikut e gjithë organizata e Policisë së Shtetit.

Nxirrni filmimet e marketit që i mbani të kyçura në kasafortë. Tregohuni perëndimor, siç bëjnë gjithë policitë evropiane. Shfaqni integritet dhe bëni transparencë. Më mirë një polic i dënuar sesa një polici e tërë e njollosur dhe pa besimin e publikut”, shkruan profesori.

Ervin Karamuço veçëse një profesionist në fushën e tij, si profesor i Kriminologjisë dhe Penalogjisë në Fakultetin e Drejtësisë, është gjithashtu edhe lektor në Akademinë e Sigurisë, ku ndjekin studimet efektivët e Policisë së Shtetit para se të dalin në shërbim.

Zjarr Tv Ad