Qeveria tërhiqet nga paketa “anti-shpifje”, OSBE: Të kënaqur nga ky vendim, të garantohet liria e medias në përputhje me standartet ndërkombëtare

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

OSBE shprehet e kënaqur që Shqipëria u tërhoq nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme paketën “anti-shpifje”.

Me anë të një postimi në Twitter, OSBE, shkruan se legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.

“Jam i kënaqur që qeveria Shqiptare tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e #OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare” thuhet në postim.

Paketa anti-shpifje është kundërshtuar gjerësisht nga BE, KiE, OSBE, gazetarët, organizatat lokale dhe ndërkombëtare të medias dhe eurodeputetë, pavarësisht pretendimeve të qeverisë se propozimet janë konsultuar me OSBE-në.

Zjarr Tv Ad