Rama gjen 4 fajtorët që s’e lanë qeverinë e tij të bëjë punën në 3 mandate: Ndaj kërkohet mirëkuptimi i të gjithëve

0
883
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit, Edi Rama në bashkëbisedim në fermerët në Mollas në Korçë tha se sektori i bujqësisë nuk është i braktisur, por e kundërta është e vërtetë. Ai tha se vihet re një tendencë e re, ku të rinjtë po kthehen në fshat për të investuar

“Nuk kemi një sektor në braktisje, por në një rimëkëmbje të vazhdueshme hap pas hapi. Ka një tendencë të re, kthimi në fshat nga një numër i vogël i të rinjve, por që rritet hap pas hapi flet shumë për ata që do jetë e ardhmja e jo shumë viteve larg. Tregu duhet të përshtatet sipas kërkesave të tregut”, tha Rama para fermerëve,ndërsa mbante veshur një xhup me ngjyrë ushtarake.

Shefi i qeverisë gjeti justifikime për punët që nuk kanë ecur siç duhet, përkatësisht te ish-qeveria Berisha, që sipas tij la pas një “gropë të madhe me borxhe”,  tërmeti, pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë.

“Tërmeti na detyroi që shumë punë ti ngadalësonim. Ne morën mbështetje nga jashtë. Sa i përket shtëpive, kemi marrë 500 apartamente nga presidenti i Turqisë dhe të tjerat që i kemi bërë me mundësitë tonë.  Edhe pandemia ka ngadalësuar dhe tani lufta në Ukrainë. Kjo është një luftë për të gjunjëzuar perëndimin. Inflacioni, si një virus sfilitës për të gjithë. Të gjitha këto na kanë krijuar vështirësi ekstra, por ne kemi vijuar. Na duhet një mirëkuptim i madh”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad