Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të të ardhurave, SPAK përfundon hetimet për ish-gjyqtarin Shkëlzen Selimi. Dosja shkon në duart e gjykatës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, I cili akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim pasurie. Tashmë çështja për ish-gjyqtarin ndodhet në gjykatë ku dhe pritet të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tij.

NJOFTIMI I SPAK

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.137/2, viti 2021”

Sot më datë 31.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt:

Gjykimin e procedimit penal nr. 137/2 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, me funksion ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad