Protesta e pedagogëve, nënkryetarja e PL-së: Shqipëria buxhetin më të ulët për arsimin në rajon! Paratë shkojnë për Inceneratorët

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2023 duke theksuar se ai nuk u jep asnjë përgjigje shqetësimeve reale me të cilat përballet arsimi sot.

Ajo u shpreh se buxheti për arsimin do të vazhdojë të jetë më i ulëti në rajon.

“Ky buxhet nuk përmbush kërkesat e pedagogëve që kanë javë që protestojnë për një arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz financiar”, u shpreh Erisa Xhixho.

Xhixho shtoi se paratë e shqiptarëve sot shkojnë për Inceneratorët,

Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos

Projekt buxheti i vitit 2023 që ka filluar diskutimet në Parlament  fatkeqësisht nuk u jep asnjë përgjigje shqetësimeve reale me të cilat përballet arsimi sot.

Ajo çfarë kërkojnë është vetëm 100 euro në muaj, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Po ku do te shkojnë paratë pyesin shqiptarët sot?

Paratë e qeverisë Rama shkojnë për pagesat e PPP në shumën 950 milionë euro.

Shkojnë për inceneratorin e Tiranës, 11 milionë euro, i cili as nuk egziston dhe nuk jep asnjë shërbim për qytetarët e Tiranës.

Vetëm pagesat e interesave dhe shërbimit të borxhit arrijnë shifrën 141 miliardë lek për vitin 2023, kjo e barabartë me buxhetin e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe bujqësisë OSE sa fondi i pensioneve.

Ky nuk është buxheti për njerëzit, ky është buxheti për klientët e qeverisë.

Ky nuk është buxheti që do ndihmojë njerëzit të përballojnë krizën e çmimeve, por buxheti i pagesave të PPP dhe inceneratorit të Tiranës.

Ky nuk është buxhet për t’i dhënë shpresë rinisë, intelektualëve të qëndrojnë në vend, por i lë sërish vetëm dhe me sytë nga emigracioni.

Ndaj thirrja ime sot është që kjo qeveri të reflektojë sa më parë.

Ne do të propozojmë amendamente konkrete për ta kthyer këtë buxhet nga buxheti i klientëve, në buxhet të qytetarëve shqiptarë.

Duke i dhënë shansin kësaj maxhorance të vërë interesin e qytetarëve dhe mbi te gjitha të rinisë, përpara interesave të saj klienteliste.

Zjarr Tv Ad