“Shqiptarët janë kriminelë”, ambasadori i Britanisë i zhgënjyer nga mediat angleze: Shqipëria vend i bukur dhe mikpritës, i ftoj ta vizitojnë

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Britanisë Alaistair King-Smith, është ndalur te debati i krijuar së fundmi në lidhje me emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Ai tha se është i zhgënjyer nga raportimet e bëra nga mediat britanike për Shqipërinë, të cilët shpesh herë i kanë cilësuar shqiptarët si kriminelë.

Ambasadori u shpreh se e vlerëson komunitetin shqiptar, teksa shtoi se Shqipëria është një vend i bukur dhe mikpritës.

“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë.

Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani. Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad