Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Anëtarë, simpatizantë por edhe qytetarë të PD Elbasan janë duke u nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës. Mësohet se janë rreth 2,500 anëtarë ku ne dispozicion janë vene 3 furgona, por ka edhe persona që janë nisur me makinat e tyre personale.
Qytetarët janë shprehur të revoltuar kundër qeverisë, duke thënë se ka shumë arsye për të protestuar, jo vetëm si demokratë, por edhe si qytetarë.
“Ekonomia ka shkuar 0 dhe dua që kjo qeveri të ikë sa më parë. Duam qeveri të mirë që mendon për popullin, të shikojë ekonominë e popullit”, thotë një qytetar
“Shqipëria është shitur nga Rama, nuk protestojnë vetëm demokratët por gjithë shqiptarët. Të ngrihen të gjithë”, tha një tjetër.