7 muaj para zgjedhjeve, Ministria ndryshon ligjin për adresat: Çdo banesë me kod unik

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo adrese banimi në Tirane do ti shtohet edhe nga një kod unik për të identifikuar vendodhjen. Propozimi vjen nga Ministria e Brendshme e cila ka hedhur në një konsultim publik projektiligjin, I cili vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Kur na ndajnë 7 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve vendore qeveria nuk heq dorë nga praktikat patronazhiste të përllogaritjes së votuesve. Në funksion të kësaj duket se I shërben dhe nisma për regjistrimin dhe identifikimin e të gjitha banesave.

Sipas projektligjit të hartuar nga Ministria e Brendshme çdo ndërtesë private apo apartament në të gjithë vendin do të ketë një kod unik që do të përcaktojë vendndodhjen e banesës.
Ky propozim vjen nga Ministria e Brendshme, për të shtuar një tjetër element identifikues ne adresa krahas tetë elementëve që janë aktualisht.

Sipas projektligjit të nxjerrë për konsultim publik, ky kod ka për synim lehtësimin e memorizimit të adresës për shtetasit në Republikën e Shqipërisë dhe krijimin e mundësisë për aksesimin e herëpashershëm të dokumentit unik shtetëror, pra Regjistrit Kombëtar të Adresave, që përmban elementët përbërëse të adresës.

Kodi unik nevojitet gjithashtu për të patur një vlerë të minimizuar të shkëmbimit të informacionit midis data-bazave kombëtare pa qenë e nevojshme që të kalojë i gjithë informacioni me tetë elementët e adresës, por të realizohet edhe përmes një elementi të vetëm.

Ky numër do të jetë vetëm për ndërtesa, jo për bulevarde, rrugë, park ose shesh. Mënyra e kodimit dhe struktura e kodit unik të adresës do të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave”. Dokumenti është ende në fazë konsultimi dhe pritet që të kalojë në Kuvend.

Zjarr Tv Ad