Kritikat ndaj Berishës, Hajdari zbulon në Report Tv marrëdhënien me ish-kryeministrin: S’më ka mbajtur inat! Do protestojmë deri në rrëzimin e Ramës

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ndër kritiket e Sali Berishës, para se ai të merrte partinë, Rudina Hajdari zbuloi sot në Report Tv edhe marrëdhëniet me ish-kryeministrin. Ajo thotë se Berisha nuk i ka mbajtur mëri për kritikat, madje nuk kanë qenë asnjëherë as pjesë e bisedave mes tyre.

Opozita mbajti të shtunën protestën para kryeministrisë, por cili ishte qëllimi i saj dhe a u arrit? Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari e ftuar në Report Tv thotë se kjo protestë i dha një mesazh të qartë qeverisë “se duhet të ketë frikë nga forca qytetare.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hajdari thotë se protesta e arriti qëllimin e saj dhe përçoi mesazhin tek qytetarët që mos të kenë frikë dhe shprehet e bindur se ata do t’u bashkohen në protestat e tjera deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Protesta i arriti të gjitha qëllimit, i dha sinjal të qartë qeverisë rama që duhet të kenë frikë nga forca e qytetarëve të indinjuar. Protestë që s’kishte të bënte me krahët politikë por me qytetarët që duna të qëndrojnë në Shqipëri dhe ta krijojnë të ardhmen këtu. Që ta krijojnë të ardhmen këtu duhet të kemi një korrigjim politik me në krye Edi Ramën që ka 9 vite në pushtet dhe ka shkaktuar një shpopullim, protesta dha mesazhet e duhura për të gjithë ata qytetarët që duna ta ndryshojnë realitetin. Është një betejë e gjatë. E rëndësishme është të mos i lëmë betejat në mes dhe mos ta tradhtojmë qëllimin e betejës që është qëllimi i Edi Ramës, jo me dhunë por me votë. Duke i fuqizuar qytetarët që mos të kenë frikë”, tha Hajdari.

Ndalur në zgjedhjet lokale, Hajdari shprehet e bindur se opozita do të fitojë bindshëm në shumicën e bashkive.

“Në të gjithë Shqipërinë. Do ketë një përballje të jashtëzakonshme mes kandidatëve. Duhet të jemi të qartë sa i përket votës së lirë. Ti denoncojmë. Ka ndodhur pandëshkueshmëri e votës që na ka çuar deri në atë pikë që vota vazhdon dhe preket”, u shpreh ajo.

Një ndër kritiket e Sali Berishës, para se ai të merrte partinë, Hajdari zbuloi sot në Report Tv edhe marrëdhëniet me ish-kryeministrin. Ajo thotë se Berisha nuk i ka mbajtur mëri për kritikat, madje nuk kanë qenë asnjëherë as pjesë e bisedave mes tyre.

“Berisha para se të zgjidhej kryetar unë padyshim i kam shprehur rezervat e mia. I kam shprehur dhe nuk kam pse i mohoj dhe kam thënë se PD-së i duhet një ofertë  ere. Di që jam e qartë që të respektoj vullnetin dhe dëshirën dhe vullnetin e demokratëve. Në momentin që u votua nga anëtarësi e kam detyrim ta respektoj atë lloj vullneti.

A u ka thënë diçka për kritikat? Absolutisht asnjëherë. Nuk ka ndodhur asnjëherë. Berisha është i matur dhe kurrë nuk mund ta bënte. Nuk jemi futur në biseda kaq të vogla. Berisha di të respektojë çdo kënd kë ka përballë”, u shpreh Hajdari.

Ndonëse tashmë gara për primaret është mbyllur, Hajdari thotë se e kishte menduar të kandidonte, por u tërhoq.

E kam menduar, nuk është se nuk e kam menduar. Primaret janë një garë shumë e bukur, të ngjashme me garën maxhoritare të drejtpërdrejtë mes kandidatëve./shqiptarja.com

Zjarr Tv Ad