Një person i shpallur në kërkim, pas bllokimit të 2.4 ton kanabis sativa, është vënë në pranga.
I arrestuar i mëngjesit të sotëm nga policia e Tiranës, është Demo Progonati, 46 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge, ku rreth një javë më parë së bashku me disa persona të tjerë ka tentuar të trafikojë 2.4 ton kanabis sativa.
Ai akuzohet lidhur me ngjarjen e ndodhur më 9 janar, ku në afërsi të Brindisit në Itali u sekuestrua një skaf me 1.9 tonë drogë, ndërkohë në Vlorë, në vendin e quajtur “Plazhi i Dafinës” në Karaburun, u gjetën dhe 500 kilogramë kanabis sativa.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.01.2017 specialistët e sektorit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi, si i dyshuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Më datë 09.01.2017, së bashku me shtetas të tjerë, dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 2.4 (dy pikë katër) ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.