Inceneratorët/ Kryemadhi merr në mbrojtje Alqi Bllakon?

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kryemadhi sërish ka komnetuar sot arrestimet e SPAK për aferën e inceneratorëve.

Sipas saj SPAK duhet të hetojë edhe inceneratorin e Tiranës.

Në një intervistë për “Report TV” ajo i konsideroi inceneratorët si “kalë troje”.

Më tej ajo tha se inceneratori i Tiranës duhet të sekuestrohet dhe se kjo do të ishte arritja më e madhe e SPAK. Sa i takon inceneratorit të Fierit, Kryemadhi u shpreh se përgjegjës për dëmin ekonomik nuk është Allqi Bllako, por kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi.

“Subashi është personi kryesor i lëvizjes së gjurmën së inceneratorit të Fierit. Ai ka bërë pagesën e tokës arë dhe pse ka qenë në dijeni. Por ai është justifikuar me direktivën e kryeministria. Rasti i Bllakos është njëlloj, është Subashi dhe jo Bllako. Për dëmin ekonomik është drejtpërdrejt kryetari i bashkisë së Fierit. Faktet janë të patjetërsueshme. Paditë që kemi çuar e detyrojnë organin e prokurorisë jo vetëm të hapë procesin por ta hetojë atë. Inceneratori i Tiranës është ai që vazhdon  e merr para dhe përgjegjës janë Rama dhe Veliaj. SPAK duhet të lëvize dhe mos veprojë tani që është bërë vepra penale.”- tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad