A është Partia e Lirisë për 6 dhjetorin? Kejdi Mehmetaj: S’besoj se liderët e BE presin të gjejnë Zvicrën në Shqipëri

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë nuk ka ende një qëndrim zyrtar nëse do ti bashkohet protestës së PD-së të thirrur me 6 dhjetor.

Por Kejdi Mehmetaj, anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë, në një intervistë tha se kjo strukturat drejtuese e kësaj parti do të dalin me një vendimmarrje për këtë.

Në gjykimin e saj, fakti që protesta përkon me samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë nuk do të thotë asgjë.

“Niveli më i lartë i demokracisë së një vendi duket atëherë kur qytetarët janë të lirë për të protestuar. Nuk mendoj se përfaqësuesit e këtyre qeverive kur të vijnë në Shqipëri mendojnë se do të gjejnë Zvicrën. Nuk ka asnjë problem nëse në ditët që ata janë këtu, qytetarët vazhdojnë axhendën e tyre. Nuk mendoj se ka asgjë më të rëndësishme për të cilën duhet të flitet në këtë moment se porti i Durrësit, këtë aferë korruptive.”, tha ajo për “Ora News”.

Zjarr Tv Ad