Reshjet e dendura të shiut, Bajram Begaj: Institucionet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, të merren masa për emergjencat e ditëve në vijim

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me situatën meteorologjike në vendin tonë dhe dëmet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut.

Begaj shprehet se është e rëndësishme që të gjitha institucionet përgjegjëse të tregojnë përgjegjshmëri maksimale për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi si duhen marrë masa për përballuar emergjencat e ditëve në vijim.

Kreu i shtetit thekson se është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale si duhet përballuar çdo vështirësi edhe me mbështetjen e institucioneve shtetërore.

“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.

Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.
Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”, shkruan Begaj.

Zjarr Tv Ad