“Edi Rama gënjen kur thotë qe jemi në krizë”- PD: Qeveria ka blerë energji edhe pse e dinte që do binte shi. Pasuria e shqiptarëve po shkon dëm

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka bërë një deklarata nga selia blu në lidhje me situatën e përmbytjeve në disa qytete të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Bozdo u shpreh se kur bie shi qeveria i lë qytetarët në dorë të zotit ndërsa shton se pasuria publike e çdo shqiptari po shkon dëm për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.

Deklarata e plotë:

Ju e shihni vetë se si një ditë shi i përmbyti qytetet tona nga Tirana në Vlorë dhe nga Lezha në Elbasan. Kur bie shi, qeveria na lë në dorë të Zotit, dhe kur bën tendera, Zoti na ruajtë nga duart dhe oreksi i qeverisë.

Punë tenderash korruptivë dhe vjedhjesh në shkallë industriale është sektori hidroenergjetik në vendin tonë.

Në këto çaste, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet, po derdh mbi 2100 m3 ujë në sekondë, nga Komani dhe Vau i Dejës.

Një pasuri publike, e juaja dhe e cdo shqiptari taksa dhe faturë-pagues, po shkon dëm, pikërisht për shkak të megakorrupsionit dhe keqmenaxhimit që ka kapur prej vitesh të ashtuquajturën rilindje të këtij sektori. KESH, pasi ua merr me detyrim dhe me cmim qesharak energjinë të gjithë HEC-eve të vogla, po shkarkon sasi të jashtëzakonshme uji nga digat e dy hidrocentraleve në Drin.

Kjo pasi ka blerë energji një javë më parë, edhe pse e dinte se ditët në vijim do të ishin të dendura me reshje.

Faktet flasin vetë: ndërsa derdhin sasi uji të pamata, dmth rezerva energjie, nga Komani dhe Vau i Dejës, KESH, më 13 nëntor bleu 42,500 Mwh energji, me çmim mesatar 223 euro për Më. Dje, i njëjti KESH ka shitur 15 Më energji me çmim mesatar 200 euro për Më.

Brenda një jave kemi humbur minimalisht 3 milionë euro, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Humbjet janë shumë më të mëdha.

KESH e dinte fare mirë se në datat 19 deri në 23 nëntor priteshin rreshje të mëdha.

Dhe KESH i ka të gjitha mundësitë të parashikonte ekzaktësisht sa energji do t`i duhej dhe kur. Edhe pse i dinte të gjitha, KESH vendosi të blejë shtrenjtë energji dhe të derdhë sot rezerva ujore për të cilat, deri dje, Rama qahej se nuk i kishim. Janë dhjetëra milionë euro që ia paguajmë korrupsionit të qeverisë.

Janë dhjetëra milionë euro para të shqiptarëve, me të cilat blihet energji dhe në të njëjtën kohë, po dhjetëra milionë euro që janë duke u derdhur në det sepse KESH, edhe pse e dinte që do të kish shumë reshje, preferoi tenderin korruptiv dhe jo interesin publik.

Pra, kur Edi Rama thotë që jemi në krizë, gënjen. Sepse faktet tregojnë të kundërtën.

Ne kemi energji, por preferojmë të bëjmë tendera pafund për ta blerë atë jashtë, sepse kështu mbushen xhepat e tij dhe të qeverisë. Ndërsa energjinë tonë, prodhimin vendas e derdhim kot, sepse nuk na duhet, përsa kohë fitimi nga korrupsioni është i garantuar.

Kur Edi Rama flet për nevojën e rritjes 5 herë të çmimit të energjisë për fashën mbi 800 këh në muaj, sigurisht gënjen sepse në këto çaste po derdhen më shume se 2 mijë m3 ujë nga Komani dhe Vau i Dejës.

Kur Edi Rama thotë që jemi në “luftë” dhe lufta do sakrifica, sigurisht që gënjen. Ne nuk jemi në luftë dhe as ndikohemi nga gazi i luftës.

E vërteta është se ne kemi një qeveri që i ka shpallur luftë shqiptarëve dhe kërkon t`i varfërojë, t`i përzërë, t`i zhysë në mjerim, sepse kështu është më e lehtë për të maniupuluar zgjedhjet e radhës dhe për ti zgjatur jetën cetës së hajdutëve të Edi Babës.

Ajo që ndodh sot me energjinë, ky korrupsion i hapur dhe harbut, është duke ndodhur në çdo sektor të ekonomisë dhe shoqërisë.

Shqipëria është në rrezik, jo prej luftës apo motit, por Edi Ramës dhe çetës së llogarive offshore që e trajtojnë atë si pronë private.

Vjedhja me inceneratorë, harbimi financiar me portin e Durrësit, rrugët që kushtojnë dhjetë herë më shtrenjtë se në BE, nafta që na kushton më shumë se në Gjermani, të gjitha këto nuk do të ndalen sa kohë Edi Rama është në qeveri.

Më 6 dhjetor mblidhemi në Tiranë për të demonstruar se stabiliteti si mburojë false për stabilokraci në vend të demokracisë, nuk është vlerë e Europës.

Zjarr Tv Ad