Alimehmeti: Nuk e shoh bashkinë si trampolinë për më lart! Besoj tek kutia e votimit jo tek sondazhet

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidati i Partisë Demokratike për primaret e bashkisë së Tiranës është shprehur se nëse ai do të votëvesohet për të qenë qytetari i parë i kryeqytetit objektivi i tij do të jetë puna për qytetin dhe jo karriera e tij politike. Ai tha se do të punojë me ndershmëri dhe do të jetë aty për punë dhe jo për ta përdorur bashkinë si një trampolinë për në nivele më të larta.

“Është shumë e thjeshtë, duhet të ndërrojmë model, duhet të sjellim një model ndershëmërie dhe transparenc, duhet të shkojmë tek puna. Duhet të kemi një model që shkon aty për të punuar për qytetin dhe jo për karrierë politike. E sheh bashkinë e Tiranës si një trampolinë për nivele më të larta. Si qytetar i Tiranës e kam ndjerë veten gjithmonë të shkelur nga ky drejtim, pra dikush zgjidhet me votat tona dhe na përdor për të nghjitur një shkallë më të lartë. Ky është një mendim që më bën të ndihem keq si qytetar. Vitet e fundit ka ndodhur më shpejt”, tha ai.

Alimehmeti tha se Tirana ka nevojë që të mos vidhet dhe të bëhët transparencë. Ai u ndal tek problemi i urbanistikës për të cilin tha se sot ndryshon qendra nga periferia ndërkohë shtoi se Tirana është një nga qytetet më të taksuara. Sa i përket arsimit ai tha se sot vetëm për shkak të korrupsionit një shkollë kushton 5 milion euro ndërkohë që sipas standarteve të BE-së kushton deri në 700 mijë euro.

“Tirana ka nevojë të mos vidhet. Kjo është pika kyçe dhe baza për gjithçka. Ka dhe kauza dhe probleme që i kanë të gjithë bashkë, si urbanistika që ka një problem, ndryshon qendra nga periferia. Momenti i fytë kemi parë që Tirana është një nga qytetet më të taksuara dhe në fund fara ata fëmijërt tanë pavarësisht që ne paguajmë eklstra fëmijët tanë vahzdojnë ta bëjnë mësimin pasdite. Kjo ka ardhur si pasojë e dëshirave të mbrapshta. Termi ombredhë që përfshin gjithçka është ndershmëria dhe transparenca. Meqë morëm shkolla, del që një shkollë të shkon 5 milion euro ndërkohë një shkollësipas standarteve europiane shkon 700 mijë euro. Vjen si pasojë e mungesës së ndershmërisë dhe transparencës”, shtoi ai.

Alimehmeti tha se nuk beson tek sondazhet që dalin në media dhe jo vetëm që nxjerrin fitues një kandidat apo një tjetër. Sipas tij i vetmi sondazh është kutia e votimit por shtoi se secili është i lirë të japë mendimin e tij. Ai tha se procesi i regjistrimit të kandidatëve nuk është mbyllur ende dhe sipas udhëzimit të PD ata do të jenë të hapura deri pesë ditë para 4 dhjetorit që do të jetë dhe dita e votimit mes kandidatëve në garë.

“Vetëm një gjë është më keq se kjo, ato media që nxjerrin sondazhet, i vetmi sonadazh i vërtetë është kutia e votimit, të tjerat janë spekulime, opinione. Informacionet që ka janë kundër meje etj, është opinioni i këtij personi, opinioni im janë faktet. Regjistrimni ianëtarëve vahzdon të jetë i hapur deri 5 ditë p[ara zgjedhjeve të primareve. Janë votues të bashkisë Tiranë, shkojnë tek zyr, marrin formularin, janë të gjitha të parashikuara, lista nuk ka si të jetë e plotë pasi ende nuk ka mbaruar regjistrimi”, tha Alimehmeti.

Zjarr Tv Ad