Nga “Gjel Deti” në shtrëngim duarsh me Ramën: Për çfarë diskutoi me Ramën në Kuvend? Flet Dash Sula

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka treguar se për çfarë diskutoi me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, pasi ky i fundit përfundoi fjalën e tij në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sula u shpreh se u sqarua me Ramën për disa keqkuptime të kreut të qeverisë, se mund të ishte ofenduar nga deputeti demokrat në disa raste.  Por Sula nënvizoi se kjo ishte e pavërtetë dhe i tha Ramës se diçka të tillë mund ta verifikonte.

Ndër të tjera, Sula bëri të ditur se i dha Ramës foton kur disa ministra darkonin në një restorant në Dubai dhe dokumente që kanë lidhje me Portin e Durrësit.

“Sigurisht, fotoja ka të bëjë me një takim që të gjitha mediat e kanë dhënë, një darkë te restoranti i famshëm i Nusretit, atje ku minimumi një biftek kushton 1 mijë euro dhe kjo është për të ardhur keq.

Aty është foto e ministrave të kësaj qeverie apo të nënkryetarit të bashkisë dhe biznesmenë të Shqipërisë, të cilët në janar të vitit 2021, atu ku ka lindur apo zhvilluar si ide dhe projekti i Portit të Durrësit.

Kjo ishte fotoja që unë kam nxjerrë. Unë, absolutisht, nuk ka asnjë sekret, i dorëzova disa dokumente kryeministrit që kanë lidhje me portin, që ia dhashë. Duke qenë se ishin dokumente të cilat informonin përsa i përket diçkaje me portin, një rast të tillë.

Gjuha në Parlamentin e Shqipërisë nuk është normale, gjuha e kryeministrit nuk është normale, sigurisht ka debate politike dhe tone të ngritura, por gjuha e fyerjes, intimidimit për asnjërin person, aq më tepër kryeministrit tonë nuk i shkon përshtat.

Fola, sepse edhe kryeministri me gjuhën e përdorur, kemi kundërshtuar se kjo nuk është normale. Unë dhe kolegët e mi nuk e kemi ofenduar, por e kemi kundërshtuar.

Kjo ishte një sqarim. Ai është kryeministër, por ne jemi kolegë si deputetë në parlament, jemi njerëz para se të jemi politikanë. Debate e diskutime do ketë gjithmonë. U sqaruam se edhe kryeministri kishte keqkuptime, sikur kam ofenduar në drejtim të tij, por kjo nuk ishte e vërtetë, i thashë që mund ta verifikonte”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad