Në 6 dhjetor Arben Krajës i mbaron mandati si drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kirmit të Organizuar.
Si rrallë herë ai është shfaqur në një intervistë në “Euronews Albania” ku iu është përgjigjur disa pyetjeve, ndonëse ka patur shumë pak informacion për të ndarë me publikun. A janë sekrete hetimore apo SPAK është treguar i ngadaltë?
Kraja thotë se tashmë pas hekurave janë zyrtarë të lartë, ndërsa nuk përjashton mundësinë që të tjerë politikanë të jenë pjesë e hetimeve proaktive të SPAK.
Kraja ëshët pyetur edhe nëse firmosja e dokumenteve zyrtare nga ish-presidenti Ilir Metaj me mbiemër tjetër, Meta, përbën vepër penale.
Ja si u përgjigj ai:
Zyrtarisht ne si SPAK nuk kemi një gjë të tillë se çështja ka qenë midis Autoritetit të Dosjeve dhe Parlamentit, në momentin që do të kemi do të flasim.
Mendoni që firmosja me mbiemër tjetër e dokumenteve është vepër penale?
Ne si prokurorë nuk na lejohet të japim mendimin tonë.
Të gjithë prokurorët e SPAK kanë vepruar në bazë të ligjit, mbi prova.
SPAK është i ngadaltë, një nga çështjet e para është ajo e sterilizimit a do të mbyllet?
Nuk e di kur do të mbyllet sepse është nën hetim. Do të mbyllet kur prokurori të marrë vendimin.
Kush është peshku i madh i arrestuar nga SPAK?
SPAK ka ndjekur penalisht dhe ka marrë vendimin nga gjykata për shumë zyrtarë të lartë, ish-zyrtarë dhe vazhdon ta bëjë punën përditë.
A kemi ministra dhe zyrtarë të niveleve të larta?
Çfarë mund të bëjmë publike, ne e bëjmë publike. Kjo nuk do të thotë që për persona që ju thoni janë apo s’janë në hetim. Ka hetime që lidhen me krimin e organizuar si dhe ato që lidhen me korrupsionin dhe janë hetime proaktive.
Çfarë ndodh me Krajën pas mbarimit të mandatit?
Unë jam prokuror i SPAK. Nuk më lejohet të garoj menjëherë pas përfunditmi të mandatit. Kështu që do të vijoj të jap kontributin tim.
A jeni takuar gjatë këtyre tre viteve privatisht me Metën?
Gjatë këtyre viteve nuk jam takuar privatisht me asnjë që mund të jetë pjesë e hetimeve. Të gjitha janë publike.