Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz. Për pasojë janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera që ndodheshin të parkuara afër automjetit të përfshirë nga flakët.
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një defekt në pjesën e motorit.
“Më datë 28.11.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M.
Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti. Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.