“Problematikat e basketbollit”, ia çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit.

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme u zhvillua mbledhje e zgjeruar e Kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB). Në mbledhje u shtruan për diskutim disa problematika me të cilat hasen ekipet e basketbollit shqiptar.

Lajmi u bë i ditur nga Avni Ponari, kryetar i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Postimi i Avi Ponarit:

Disa problematika të rëndësishme për diskutim:

1. Vijimi i garave me kufizim apo jo kufizim të lojtarëve të huaj,
2. Vijimi i Ligës Unike siç është parashikuar në marrëveshjen mes dy qeverive,
3. Përcaktimi i qartë se kush dhe si do marrë pjesë në Ligën Unike,
4. Regjistrimi i gjithë grupmoshave që luajnë basketboll, nga mosha 8 deri në 10 vjeç,
5. Rritja e nivelit të gjyqtarëve dhe trajnerëve
6. Regjistrimi i çdo ndeshje nga ekipet pritëse.
7. Vazhdimi i pjesëmarrjes me të gjithë grupmoshat në aktivitetet rajonale dhe ato evropiane.

Zjarr Tv Ad