Andoni: Primaret në PD nuk i shpëtuan ndikimit nga qendra, partitë shqiptare janë me kryetarokraci

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Procesi i primareve gjatë ditës së djeshme, nuk kaloi pa pakënaqësi në mesin e kandidatëve në vend.

Ai u shoqërua me dorëheqje kandidatësh dhe disa të tjerë që kanë shprehur pakënaqësi e dyshime për procesin,.

Lidhur me këtë, analisti Ben Andoni, në një komunikim me “MCN tv”, vlerësoi se duke ditur gjendjen në të cilën kalon PD, primarët nuk i shpëtuan ndikimit nga qendra.

Na duhet të presim edhe pak sa i takon të gjithë procesit të Primareve. Duke ditur procesin shumë të vështirë që po ndodh në PD, sjell edhe të gjitha pasojat e tjera. Përçarja shumë e madhe që është brenda PD-së, dhe cënja e shume individëve, e presupozojnë gjithmonë këtë lloj përplasje, por nuk do e besoja që do të jetë në këtë masë pakënaqësia e njerëzve të PD, dhe sidomos e LR, për arsyen që është një aleat i cili në këtë moment vërtet do të japë siglën ose mburojën administrative përfaqësuese pjesës së Grupit të Rithemelimit, por nga ana tjetër i duhet identitetit të vet.

Por sa kemi parë qoftë z.Premçit, qofte të tjerëve e treguan shumë hapur, ashtu edhe numrat shumë poshtë të Primareve të Tiranës, të kandidatëve që dolën të fundit, që të nën të kuptosh se primaret nuk i shpëtuan dot ndikimit  nga qendra, dhe dihet se partitë tona janë me kryetarokraci.

Megjithatë ky nuk është proces rishtar, sepse edhe  e herët ka pasur në kohën kur ka qenë Rama kryetar bashkie, ata i vendosen 4 kandidatura që u përballë njëri-tjetrit,

Kurse këto ishin një proces që është i mirë që po PD nuk arriti dot t’ia dali.

Lidhur me balotazhin në Tiranë mes Belind Këllicit dhe Ilir Alimehemtit, analisti Andoni shikon avantazhin te i pari. Në analizën e tij, Andoni ndau faktin se me modelin që PD zgjodhi për të futur në votime dhe simpatizantët, duket që kanë dëmtuar deri diku kandidatin Alimehmeti.

Duket që ka avantazh z.Këllici, e para se njeh shumë mirë bazën dhe e dytë se është individ politik, dhe militantët më shumë votojnë për pjesën politike.

Kam parë edhe diçka që ndodhi që është shumë përpara. Duket se me këtë modelin që zgjodhi PD për të futur dhe simpatizantët, në një farë mënyre kanë vepruar gabim sepse e kanë dëmtuar deri diku z.Alimehmeti.

Unë mendoj që për z.Veliaj, që është kandidat i fortë për Tiranën, por jo me mbështetjen e dikurshme, kandidat më i shqetësuar duhet të ishte z.Alimehmeti, që mund të merrte zonën gri, që është zonë shumë e madhe tani, sesa e militantëve që kuptohet do shkojnë patjetër te Këllici.

Por mos harrojmë që pjesa e militantëve të PD ka rënie tani dhe ka kaluar në dyja kanale, prandaj po them taktikisht nuk mu duk veprim i mirë.

Prandaj mendoj se Këllici është më në brendësi e njeh Tiranën dhe ky është avantazhi.

I vetmi moment që mendoj ka qenë i vështirë për z.Alimehmeti ka qenë që nuk ishte përgatitur sinqerisht për këto primare, nuk mjafton ët jesh individ i mirë me karakteristika  të mira.  

Zjarr Tv Ad