Baton Haxhiu flet për Samitin e BE në Tiranë: Albin Kurti nuk vjen për të shmangur përplasjen me …

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Ai tha gjatë një interviste në “Euronews Albania”, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk do të vijë personalisht në samitin e së martës në Tiranë, për të shmangur një përplasje publike me presidentin Aleksandër Vuçiç.

“Nëse do duhej të kishte takim me Vuçiçin ku do të nënshkruhej një para-marrëveshje, nuk duhet të kishte ikur nga përgjegjësia. Unë mendoj që Kurti ka ikur nga përgjegjësia e vetë, nuk ka dashur të krijojë përplasje publike me Vuçiç. Punët e vrazhda që nuk kanë peshë ia lënë Vjosa Osmanit”, u shpreh Haxhiu.

Por Kosova do të përfaqësohet në këtë samit nga presidentja Vjosa Osmani.Ndërkohë më herët edhe Vuçiç konfirmoi se do të vijë në Tiranë për të marrë pjesë në samit dhe se është nisur drejt kryeqytetit tonë.

Zjarr Tv Ad