Në 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kjo forcë politike do të ngrihet më e fortë. Në një mesazh në rrjetet sociale, ish-kryedemokrati Basha shprehet se PD do të mbetet parti e re, ashtu siç ka lindur, si dhe do të bëhet sërish shpresa e shqiptarëve.
Demokratët e festojnë të ndarë 32 vjetorin e themelimit të Partisë Politike, nga njëra anë grupimi i Enkelejd Alibeajt që ka organizuar një event në një hotel në Tiranë si dhe nga ana tjetër grupimi i “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mesazhi i Bashës në 32 vjetorin e themelimit të PD:
Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë