Pandeli Majko jep alarmin: Mos e nënvlersoni Vuçiçin, në veri të Kosovës po zhvillohet “skenari” i …

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe ish-kryeministri Pandeli Majko nga ngritur alarmin në lidhje me tensionet e krijuara në veri të Kosovës.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Aleksandër Vuçiç nuk duhet nënvlersuar dhe se në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë.

Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin.  Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë.

Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!” shkruan Majko në postimin e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se do t’i këkrojë KFOR-it kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ndërsa për këtë autoritetet e Kosovës janë shprehur se kjo s’ka për të ndodhur.

Zjarr Tv Ad