Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pasi SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit dhe ka dhe ka kërkuar gjykimin për 21 persona, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.
Kryemadhi me anë të një postimi në rrjetet socile shkruan se si është e mundur që mund të akuzohen propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je. Ndër të tjera ajo ngre pyetje nëse do ngrihen akuza për Subashin, Agaçin dhe Ramën.
Postimi i plotë i Kryemadhit:
SPAK apo “pak”??
U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.
U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.
Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.
Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?
Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?