Yuri Kim zbarkoi në KLP, Astrit Patozi zbardh prapaskenat e vizitës urgjente, tregon mesazhin e koduar që dha diplomatja

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se prezenca e ambasadores amerikane, Yuri Kim në mbledhjen e KLP-së, ishte një mesazh që SPAK-u nuk duhej të kapej nga qeveria.

Në një intervistë për Euronews Albania, Patozi nënvizoi se nuk ishte dakord me veprimine diplomates, por u shpreh i kënaqur që qeveria nuk mund të kontrollojë SPAK-un.

“Më bëri përshtypje për keq. Unë kam votuar për reformën në drejtësi në vitin 2016 dhe ajo që unë kam pritur, dashur dhe besuar, që në institucionet e reja të ngritura, të mos afroheshin as përfaqësues së politikës së ditë dhe as përfaqësues të trupit diplomatik.

Institucionet u ngritën në mënyrë që të ishin të pavarura dhe të pandikuara nga aktorë të tretë. Prezenca ishte një formë brutale e asaj që jeni të mbikëqyrur, nuk është një proces që mund të kalojë pa u  vënë re se ne jemi të interesuar që ky institucion të mos kapet. Ky ishte mesazhi, që të mos kapet nga qeveria.”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad