Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, për shkak se bllokoi foltoren e Kuvendit.
Ai është larguar nga Kuvendi, ku shoqërohej nga deputeti Luan Baçi. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga LSA-ja, dëgjohet Baçi që thotë: Shihemi si armiq, na ka zbuar partia jonë.
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të ashpra mes deputetëve të Partisë Demokratike, grupi i Alibeajt me atë të Berishës.
Shkak është bërë përjashtimi i deputetëve të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Kjo ka sjellë në agravimin e situatës.