Përçarja e PD, Roland Bejko: Na ndau Berisha, do thjesht PD për interesa personal dhe jo të fitojë zgjedhjet…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përçarja e PD-së mbetet ende një ndër tematikat më të nxehta në debatet televizive. Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko shpreh se partia demokratike është ndarë për shkak të Berishizmit. Sipas tij, Berisha thjesht kërkon PD dhe jo të fitojë zgjedhjet.

“Unë nuk do preferoja bashkim por bashkëpunim. E thënë troç na ndan Berishizmi. Dhe kjo do të thotë që duhet ta mbyllim atë kapitull. Çfarë ka të re rithemelimi, çfarë ka ndonjë gjë të re se unë se di?
Kjo betejë nuk u bë për karriget? Normalisht që Berisha e Basha për atë e bëmë. Por unë poërshëmbull dola për të ruajtur legjitimitetin e partisë.

Përgjegjësinë më të madhe e ka ai që pretendon se e ka shumicën, pra kështu pretendon Berisha. Edhe pse për mendimin tim nuk e ka shumicën. 43 mijë e anëtarëve nuk janë as 40%. PD është e ndarë në mbështetës të Berishës, pjesa që e kundërshton atë dhe elektorati gri. Berisha këtë kërkon. Berisha do të fitojë PD por jo zgjedhjet.”- tha Bejko i ftuar në Report TV. 

Bejko kujton dhe kohët e vjetra në PD ku pranon se brenda selisë blu veprohej si të kishte dorën e një “tirani”. Vetë Bejko aprovon se ata që mendojnë sot si Berisha janë “rrahur” politikisht por edhe fizikisht. 

“Foltorja është thjesht pronë e Sali Berishës, unë e pranoj ne dikur thoshim “E di doktori”. Sot Berisha nuk është më një njeri i lirë, është Non Grata. Edhe pse ai e kundërshtoi tha që është vendim politik.

Por, ajo që dua të them është se sot ata mendojnë njëlloj si Berisha, s’ka zë kush ta kundërshtojë. Të gjithë ata që qëndruan pranë Berishës në atë festën janë rrahur. Berisha i ka rrahur ata edhe politikisht por edhe fizikisht.”- tha Bejko. 

Zjarr Tv Ad