Genc Salihu për Fest 61
Këngëtari dhe producenti Genc Salihu e ka cilësuar “fatkeqësi” faktin që nuk do të përfaqësohemi nga Elsa Lila në “Eurovizion.”
Gjatë një interviste për “Euronews”, ai e konsideroi fantastike performancën e Elsa Lilës në Festivalin e Këngës në RTSH, ku ai ishte edhe anëtar jurie.
Sipas tij, kënga e Elsa Lilës “Evita” do ta rendiste Shqipërinë më lart në festivalin europian. Ai shtoi si këngët si ajo e Albina Kelmendit, “Duje”, janë renditur më poshtë në krahasim me të tjerat.
“Elsa Lila ka qenë fantastike. Jam shtangur nga performanca e saj. Historia e ka treguar se rankimet më të larta të materialeve shqiptare në Eurovizion nuk e kanë pasur ato të tipi ‘Duje’ por ato të tipit ‘Evita’, si Suus apo Eugent Bushpepaj. Është një fatkeqësi që Elsa Lila nuk na përfaqëson në Eurovizion, por nuk është kontroverse as kënga tjetër. Nuk kam asgjë me këngën tjetër, por Elsa do të na rendiste më lart në Eurosong. Është shija ime personale”, tha Salihu.
Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Pikërisht për këtë arsye u përfol lart e poshtë që Elsa e kishte refuzuar trofeun që fitoi. Por, prisni kjo nuk është e vërtetë!
Këngëtarja e njohur shqiptare dhe vajza e saj janë drejtuar në zyrat e RTSH-së për të marrë trofeun. Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Radio Televizionit Shqiptar në Instagram.