Detaje nga dreka e bashkuar e demokratëve/ Mziu: Ja pse nuk ishin Basha dhe Alibeaj

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy grupimet e Partisë Demokratike u bashkuan të mërkurën rreth një tryeze festive me ftesë të deputetit demokrat, Xhelal Mziu. Në fotot që u bën137 publike, u panë shumë deputetë demokrat, por mes tyre kishte edhe mungesa.

Mziu i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, këtë mëngjes, tregoi detaje të reja mbi këtë drekë.

“Së pari jemi dhe në prag festash dhe normalisht është dhe si një gjest feste apo siç ndodh normalisht por në rastin e djeshëm ishte më shumë se sa aq. Një grup i vogël ditën e seancës dhe vendosëm ose më saktë iniciova që të organizojmë një dreke me rastin e mbylljes së vitit por që të mos ishte thjeshtë një drekë por një hap për tu bërë bashkë… pasi siç e dimë besoj se ky vit ka qenë një vit jo shumë i këndshëm për PD, një vit që na ka gjetur të përçarë”, u shpreh Mziu.
Por ftesës për drekë jo të gjithë ju përgjigjën pozitivisht pasi Basha dhe Alibeaj,ndonëse të ftuar refuzuan të ishin në këtë drekë të shtruar në Partinë Demokratike. Dhe si e kanë justifikuar Basha dhe Alibeaj mungesën e tyre në këtë drekë?

“Që të jem i sinqertë pothuajse të gjithë kanë pasur një arsye objektive, qoftë Basha që ishte jashtë apo Alibeaj që ishte në një tjetër organizim, nga 52 deputetët të cilët janë në listën e PD-së, maksimumi 4 ose 5 prej tyre e kanë refuzuar apo lënë në heshtje ftesën, ndërsa personat e tjerë që nuk kanë ardhur kanë pasur realisht diçka në agjendën e tyre.

Ky takim mund të shërbejë si fillesë … por do donim që ky takim të vazhdonte dhe në 2023 për t’ju paraprirë edhe njëherë zgjedhjeve të 14 Majit”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad