Piktura murale në “Qyteti Studentit” nxit debat, pastori i njohur: Është një transgjinor, e kujt është përgjegjësia e vendosjes së këtij “krijimi”

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pikturë murale gjigande në “Qytetin e Studentiti”, ku është vizatuar në dukje një transgjinor ka nxitur debat.

Pastori Akil Pano ka ndarë foto nga piktura murale në rrjetet sociale dhe shkruan se kush është përgjegjës për këtë dhe se pikërisht kjo figurë duhet të vendoset diku ku shihet nga të rinjtë.

Postimi i plotë:

Si ju duket piktura murale? Një grua? Një burrë? Një transgjinor që ‘fluturon’ si një zog duke përjetuar lirinë e ‘coming out’?

Në sfond; me sa dalloj, shoh trupin muskuloz të një burri që dëshiron të jetë grua, teksa mendon se i zbulon botës ‘hiret’ e një gruaje në trupin e një burri!?

Qofsha i gabuar

Më thoni pak ju lutem; e kujt është përgjegjësia e vendosjes se këtij ‘krijimi’ ne njeren prej godinave? Pse tek studentët/ të rinjtë? A janë pyetur studentët, apo janë ndodhur përballë faktit?

Më thanë se ‘zbukuron’ fasadën e njërës nga godinat në Qytetin Studenti?

Nga filmat në kinematë e kryeqytetit, tek puthjet mes dy vajzave në reality shoë të televizioneve kombëtare, tek fasadat e konvikteve, indoktrinimi flet gjuhën e tij. Klima politike është e përshtatshme! Depresioni dhe indiferentizmi shoqëror janë parakushte për avancimin e agjendës!!!

Zjarr Tv Ad