‘Avokati i Popullit të hetojë menjëherë’/ Berisha hedh akuzën e fortë: 59-vjeçarin e arrestuar për inceneratorin e Fierit, e ka vrarë …

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur dyshime mbi vdekjen e 59-vjeçarit Enver Sheshi i cili ndërroi jetë pas arrestit kardiak në burg, pas arrestimit për aferën e inceneratorit të Fierit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha shkruan se vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave, pasi Sheshi kishte informacione lidhur me inceneratorin.

Berisha thekson se avokati i Popullit duhet të ndërmarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes së 59-vjeçarit dhe të dënohen kushtet ç’njerëzore në burgjet e Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi.

Të dashur miq, vdekjet e dyshimta, eliminimet mafioze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59 vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegesave ndërkohë që bosët e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim. Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për djegesat.

Të tjerë pretendojnë se kishte vendos të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.

Personalisht shtoj:

Së pari shpreh ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Së dyti i bëj thirrje avokatit të popullit të ndërmarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtoj në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe një herë kushtet ç’njerëzore në burgjet e Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad