SPAK-u ta punësojë Rozetën si pastruese të infiltruar/ Ironizon Murrizi: Çojeni të dielave 4 orë në Surrel

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myslim Murrizi, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar për rastin e arrestimit të Rozeta Dobit për vjedhjen që ka kryer në shtëpinë e ish-zyrtarës së shtetit Alda Klosit .

Murrizi është shprehur me nota ironie se Rozana duhet të punësohet në disa vila të pushtëtarëve dhe të shkoj të dielave 4 orë në vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel, në mënyrë që populli të mund të zbuloj sesa para vjedhin sipas tij hajdutët e politikës.

Ndër të tjera ai ka thënë se “pastruese” të tilla do t’i shërbenin  drejtësisë me shumë se sa i ka shërbyer ish-kryetari i SPAK-ut, Arben Kraja në këto 3 vite.

Sipas Murrizit edhe Alda Klosi edhe Rozeta Dobi kanë kryer të njëtin krim, kanë vjedhur.

Pastruese Rozeta Dobi duhet të filloj punë në BKH pranë SPAK-ut dhe të “emërohet” si “ pastruese” në vilat pas TEG-ut, 3 muaj, pastaj në Lalëz 3 muaj, pastaj në Palasë gjatë 3 muajve të verës dhe 3 muaj të tjerë të punoj me javë tek Kodra e Diellit dhe Liqeni i Thatë. 

Te dielave duhet të “punoj” 4 orë në Surrel.

Vetëm kështu shqiptarët do marrin vesh se sa para iu janë vjedhur nga taksat e tyre prej 30 vitesh dhe SPAK-u arrin të justifikoj besimin e qytetareve dhe të ndërkombëtarëve për pritshmërinë që kanë ndaj ketij institucioni.

“Pastruese” të tilla do t’i shërbenin drejtësisë së re shumë më shumë se sa Kraja prej 3 vitesh.

Bile mirë do ishte që në BKH bashkë me “pastruese” Rozetën të ishin në “ekip” edhe dy hajdutët qe vodhën vilën e Krajes në Lalëz në gusht 2021, që të bëheshin një grup simpatik dhe një “nukël” perfekt i BKH për të realizuar pa kosto dhe pa vendim gjykate i “sekuestron” e parave të vjedhura të hajdutëve të politikës të 30 viteve “demokraci”.

Kur një “shefeje” kabineti të një institucioni që ka si kabinet 7 veta janë gjetur në banese 400-500 mijë euro, imagjinoni sikur “ pastruese” Rozeta të punonte tek shtëpia apo shtëpitë e shefit të Alda Klosit sa do ishte “ lodhur” duke “ pastruar” !!!!!

Ehhhh çfarë “gabimi” ka bërë Alda qe ka denoncuar !!!!!!

Ne vitet 2013-2020 jo pak por 5-6 ministra kanë patur të njenjtin “ fat” si Alda por nuk denoncuan dhe “ pastruesit” nuk u arrestuan.

Sa “fatkeqe” Rozeta që ka qenë “ pastruese” në shtëpinë e Aldës!!!

Gjykata duhet ta liroj menjëherë Rozetën dhe i bej thirrje SPAK-ut që ta “punesoj Rozeten si ”pastruese” të infiltruar dhe do habiteni nga rezultati qe do arrijë SPAK-u në “ luftën” kundër korrupsionit.

Vesi i hajdutllikut është ves i keq, i ndyrë dhe i vjetër sa vetë bota, dhe është i denueshëm si ves dhe si vepër penale.

Por jo kur vjedh parat e një hajduti që ka vjedhur paratë e popullit. 

Sa vjet pune ka Alda?

Sa e ka dhe sa e ka patur rrogën Alda?

Çfarë biznesi ka Alda?

Sa pasuri ka të regjistruara Alda?

Sa persona është familja e Aldës?

Sa llogari bankare dhe depozita ka Alda?

Këto janë disa pyetje që Prokuroria duhet t’i bej Aldës përpara se të na çaj t***** me tubin e ajrimit të “pastruese” Rozetës. dhe derdellisjet me pseudo intervista te bashkeshortit te saj

Rozeta dhe Alda kanë te njëjtin ves dhe kanë kryer te njëjtin gjest, por me një ndryshim, Alda është dora e parë, ndërsa Rozeta dora e dytë, nëse dora e parë nuk ka qenë shefi i Aldës”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad