“SPAK do zbulojë…”/ Vjedhja e ish-zyrtares së lartë, Artan Hoxha ‘plas’ prapaskenat e forta: Ja çfarë mund ti ofrohet Rozeta Dobit

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur në lidhje me ngjarjen ku një pastruese dhe i biri i saj grabitën një shumë të madhe parash nga banesa e një ish-zyrtareje të Kryeministrisë.

Hoxha tregoi se jemi ende shumë herët për të detajuar me saktësi atë që ka ndodhur, por tha se beson se do ketë shumë materiale që hetimi të kalojë në duart e SPAK.

Sipas tij pastrueses Rozeta Dobi mund t’i ofrohet një marrëveshje për të zbuluar informacionet që posedon të cilat i ka marrë duke punuar në banesat e personave të rëndësishëm të administratës dhe biznesit në vend, duke bërë sipas tij që SPAK të zbardhur afera që vështirë se zbulohen.

“Unë mendoj se jemi ende shumë herët për të detajuar me saktësi çfarë ka ndodhur. Nga momenti i arrestimit nuk ka kaluar shumë kohë. Sigurisht që do jetë një hetim që shumë interesant dhe mendoj se do ketë shumë materiale që hetimi të kalojë në duart e SPAK.

Besoj se nëse Rozeta Dobit do i ofrohet një marrëveshje ajo do bashkëpunojë dhe do japë të dhëna shumë interesante. Ajo ka qenë një punonjëse që ka punuar në një seri banesash personazhesh të rëndësishëm në administratë ose që janë në biznes. Në Tiranë kështu funksionon, sepse shkojnë me të njohur. Ne po merremi sot me çfarë është vjedhur, ato që ka vjedhur ajo janë rreth gjysmë milionë euro, duke hequr bizhuteritë, etj.

Ne po merremi më gjënë më të vogël në këtë histori, gjëja më e madhe është informacioni që mund të ketë marrë kjo zonjë gjatë shërbimit për klientët e vetë, ajo mund të ketë informacione që mund të shërbenin duke i dhënë një spunto SPAK-ut për të zbuluar afera që vështirë se zbulohen. Një pjesë e mirë e parave që qarkullojnë janë para e pisët, kjo ngjarje e dëshmoi atë ” , tha ai.

Zjarr Tv Ad