Flamur Noka ndan lajmin e hidhur për gjithë demokratët: Sot u nda nga jeta ish drejtuesi i PDsë në…

0
1748
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me hidhërim mësova lajmin se ndërroi jetë Ahmet Ashiku, demokrat i madh, zotni fisnik, intelektual i qytetit të Peqinit dhe themelues i degës vendore të Partisë Demokratike.

Ahmet Ashiku drejtoi PD-në e Peqinit në vitet e vështira 1997-2001, duke i përçuar gjithnjë bashkëqytetarëve të tij mesazhe përbashkuese.

Familja Ashiku humbi babain dhe bashkëshortin e mrekullueshëm ndërsa Peqini humbi një qytetar model dhe kontribues të çmuar.
Ne demokratët humbëm njërin prej nesh, një demokrat që i dha vlerë politikës.

Ngushëllime familjes Ashiku, të afërmve dhe bashkëqytetarëve të tij!
U prehtë në paqe!
I paharruar Ahmet Ashiku!

Zjarr Tv Ad