Amosi dhe Dea kanë dhënë puthjen e parë në edicionin e dytë të Big Brother VIP. Dy konkurentët kanë improvizuar për provën e tyre të javës, të luajnë pjesë të caktuara nga filmat, dhe nuk kanë nguruar të realizojnë dhe skenën e puthjes.
Në një kohë kur sytë e të gjithëve janë nga Luizi për shkak të pëlqimit që ky i fundit ka shprehur për Kiarën, puthjen e parë kanë zgjedhur ta japin Amos dhe Dea.
Ata janë zhvendosur në ambientet e dusheve, bashkë me banorët e tjerë që kanë krijuar atmosferë duke ju hedhur ujë për ta bërë skenën sa më romantike. Mes brohorimave dhe duartrokitjeve, Amos dhe Dea kanë dhënë puthjen e parë.
Shpesh ata janë përfolur nga banorët e tjerë për mundësinë e një lidhje, gjë të cilën asnjë prej të dyve nuk e ka mohuar apo pohuar.