Çudit Guri: Kur bie tërmet mos zbrit poshtë por ngjitu lart në tarracë se bie si sfungjer

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pse duhet të jemi të qetë për tërmetet që po ndodhin:

E para, këta që po bien janë më të vegjël, që tregojnë se po clirohet energjia dhe ku ta gjejmë.

Ai i djeshmi me 5.2 rihter ishte më i madhi, sepse kishin rënë më përpara shumë pararendësa më të vegjël, pra ky e plotësoi kushtin si më të madh, sepse mbas tij erdhën më të vegjël.

Klosi ku mendohet epiqendra nuk është zonë tektonike, edhe nëse është aq sa, nuk mund të prodhojë dot tërmete më të mëdhenj se kaq.

Tërmetet natyralë në Klos mund të ndihmohen parakohe nga tërmetet e lindura për shkaqe njerëzore si gëmimet apo plasjet në miniera, që ndryshe quhen të trigeruara, pra nxitëse.

Gjithsesi nuk vret tërmeti por vrasin muret e dobta, pra tërmeti na bën më të mencur ku duhet të rrisim përgjegjësinë ndaj vetes, ndaj familjes, fëmijëve.

Tërmeti është si virusi, vret më të dobtin, se ndryshe pse shoqërija duhej të bëhet e mencur dhe të dijë shkencë, Ndaj ose mure me qerpicë e baltë që lëkunden si kallam ose mure me beton marke, me brez betoni, me kollona etj., dhe një shkallë më lart se dukuria tërmet në zonë.

Dhe e fundit ju në katet e larta drejtohuni tarracës dhe jo përdhesës.

për cdo pyetje nuk ju përtoj të tju përgjigjem sinqerisht me sa di gjithmonë.

Zjarr Tv Ad