Gjatë izolimit në “burg”, nuk kishte sesi të mungonin debatet mes Oltës dhe Luizit.
Luizi bëri një lojë me Oltën, Armaldon dhe Kristin. Ai tha se kishte negociuar me Vëllain e Madh për daljen nga burgu.
Ndonëse nisi si lojë, Olta e mori si provokim dhe komenti i Luizit shkaktoi debat për ashpër mes tij dhe Oltës.
Olta: Luizi më bëri ta besoj këtë gjë. E vërteta është që ai hyri shumë shpesh te dhoma e rrëfimit dhe unë e besova. Besimi u forcua akoma më shumë kur erdhi zarfi i bardhë. Unë rash brenda komplet. Nuk më duket e bukur, por u shqetësova. Nuk mund të spekulosh sikur po negocion me Vëllain e Madh.
Luizi: Çfarë flitet në dhomën e rrëfimit, qëndron aty.
Olta: Ti një gabim e bëre.
Luizi: Nuk të ndërpreva. Nuk përdoret kurrë Vëllai i Madh sikur është bashkëpunëtor me ndonjërin prej nesh. Kisha gjithë ditën që i thoja që kam negociuar, por pa përmendur Vëllain e Madh. Unë hyra dhe i thash jam duke negociuar daljen tonë. Unë i thash që tani do vijë zarfi i bardhë që ne të dalim.
Olta: Dhe faktikisht ashtu doli.
Luizi: Unë jam i lirë të bëj dhe të them çfarë të dua.
Olta: Ti pe zarfin dhe erdhe na e the ti.
Dea: Më fal, për çfarë po debatoni? Luizi thjesht bëri një lojë.
Olta: Nuk mund ta përmendësh Vëllain e Madh.
Luizi: Unë fjalën Vëllai i Madh nuk e kam përmendur në asnjë moment.
Olta: Është e shëmtuar, kjo që po bën Luizi.
Luizi: Hape derën dhe ik.
Olta: Me mua e ke ti?
Luizi: Me ty e kam, hape derën dhe ik.
Zhaklin: Debatet mes jush janë absurde. Olta e njeh Luizin dhe lojën e tij. Nuk është hera e parë që ai krijon situata të tilla. Ky debat është artificial.
Dea: Pse po afrohem unë të ushtria e Luizit?
Bledi: Ka qasje me mënyra të tjera.
Arbër: Është lojë e pisët të përfshish Big Brother në këtë lojë. Nuk e kuptoj sesi Olta e mendon se mund të ketë pasur një negocim mes tyre. Kë ka mik Luizi, na e thuaj edhe ne.
Kiara: Që nga dita e parë, Olta më ka thënë se kjo histori dashurie do të prishë lojën.
Olta: Kiarën e vlerësoj si njeri, por si lojtare nuk më duket e fortë.