Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dan Hutrën, i cili vrau tre gra dhe plagosur tre të tjera në Tiranë. Hutra nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese para trupës gjykuese por ka thënë se kishte planifikuar gjithçka.
Personi i parë që ishte në shënjestrën e Hutrës ishte Marjana Gurakuqi me të cilën pretendon se ka pasur lidhje intime 15 vite më parë dhe në të njëjtën kohë e akuzon për një borxh prej 80 mijë euro.
Dyshimet se ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa e kishte tradhtuar dhe fëmija që kishte lindur nuk ishte i tiji, e shtynë Hutrën që të shkonte në banesën e e ish-bashkëjtueses për të vrarë atë dhe babain e saj. Atje qëlloi për vdekje Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, ndërsa plagosi Elenën dhe nënën e saj.
Më tej, ka treguar se është larguar për të kryer një tjetër vrasje këtë radhë ndaj familjes së Vladimir Kurtit me të cilin është konfilktuar në qeli. Në fund, ai ka rrëfyer për hetuesit se lëvizi me makinën që kishte marrë me qera drejt Kombinatit për të kryer edhe vrasjen e fundit.