Këtë të martë Instagramit të Luizit iu ndryshua emri, dhe u vu në emër të motrës së tij. Në një sqarim që u publikua në këtë llogari, thuhej se ky vendim ka ndodhur për shkak të “sulmeve ekstreme”, andaj është parë e arsyeshme që ai të merret nën menaxhim nga familjarët e këngëtarit.
Por mesa duket kur nuk kanë kaluar as 24 orë, tashmë Instagrami i tij me mbi 630 ndjekës është mbyllur fare. Nuk dihet arsyeja nëse familjarët e tij kanë zgjedhur ta mbyllin apo Instagrami i tij është vjedhur dhe është mbyllur më pas.
Ndryshimi i emrit ngjalli reagime të shumta në Instagram, ku shumë nga fansat nuk e mirëpritën këtë dhe reaguan ashpër në rrjetet sociale, disa edhe duke i bërë ‘unfollow’. Ky ndryshim pati disa teori.
Një nga to, është se Luizi ka kërkuar që faqja e tij të menaxhohet nga familja ose nga personi që ia drejton partneres së tij, Kiara Tito llogarinë në Instagram.
Kjo është refuzuar nga Top Channel, që gjithnjë sipas kësaj teorie të pakonfirmuar ka marrë një nënshkrim të Luizit duke e vënë atë në obligime për t’ia menaxhuar Instagramin.
Një tjetër teori, thotë se Luizit i është ofruar menaxhim imazhi nga produksioni, në një marrëveshje ku ai do të përfitonte 10 mijë euro në muaj, teksa pjesën tjetër do ta merrte televizioni.
Kjo, është teoria e dytë që thuhet të jetë arsye pse Instagramit të Luizit i është ndryshuar emri dhe fotografia. Një tjetër teori që ka dalë në opinion, është ajo se Luizit nuk i janë dërguar as rrobat nga sponsorët e tij.
Mbetet të presim se çfarë do të ndodhë, por ajo që është tepër e dukshme është setë gjithë po përfitojnë në emër të Luizit dhe mbetet për të parë se çfarë realisht do të fitojë ai vërtet kur të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri..