Ronaldo Sharka shpërblehet nga produksioni dhe merr pozicionin e shumë lakmuar në Top Chanel por lë pa punë …

0
1963
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Gazetari i njohur Ronaldo Sharka, i cili u bë shumë i dashur për publikun pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip” së fundmi ka ndarë një lajm për ndjekësit e tij.





Përmes një postimi në Instastory, Sharka bën me dije se do të jetë në rolin e opinionistit në Përputhen. Nuk dihet ende nëse është një shaka nga ana e gazetarit apo do të zëvendësojë me të vërtetë opinionistin Arjan Konomi.





Ronaldo Sharka u bë pjesë e shtëpisë më të famshe dhe shumë shpejt fitoi zemrat e publikut. Ai u surprizua brenda BBV nga babai i tij, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Fatkeqësisht babai i Ronaldos ndërroi jetë disa javë më parë.





Mëngjesin e sotëm Ronaldo Sharka udhëtoi nga Lushnja në Kashar, pasi ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Në këtë dalje të tij si një ish-banor i “BBV” nuk munguan pyetjet rreth këtij formati dhe banorëve që janë brenda sigurisht.





Është kthyer në një modë tashmë që çdo banor që lë shtëpinë e “BBV”, bëhet me Luizin jashtë, e një ndër këto banorë është edhe Ronaldo.Në “Wake Up” ai ka treguar nga buron e gjithë dashuria e tij për këngëtarin.





“Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulot kur isha me Zhaklinën. Luizi ka qenë peroni i parë që ka marrrë vesh, historinë time dhe të tim ati dhe më ka thënë do të marr në finale me vete.





Se kjo ishte një nga dëshirat e tim ati që unë të isha në finale. Madje dhe shpeshherë kur më ka ngacmuar ditët e para, unë nuk e kuptoja, e ka bërë për të më ngritur. E kam kuptuar nga jashtë. Sepse ai njerëzit që do i fut në lojë.





Kur unë jam futur në shtëpi, nga ruloti, nuk kisha krevat. Asnjëri prej meshkujve nuk më tha hajde fli katër orë tek krevati im. Personi i vetëm që më tha ishte Luizi.





Përveç lojës, këto gjeste tregojnë shumë për natyrën e atij njeriu. Unë kam parë tek ai një zemër të mirë,”- u shpreh ish-banori, moderatori Ronaldo Sharka.





Zjarr Tv Ad