Luizi ka treguar brenda Big brother se nuk ka patur një Instagram dhe ja ka kërkuar mikeshës së tij që t’ja hap një të tillë.
Brenda pak kohësh ai u bë një nga banorët më të ndjekur me mbi 600 mijë ndjekës. Por sot e motra e tij ka bërë veprimin e papritur.
Motra e Luizit, Ina e ka marrë në dorë Instagramin e të vëllait dhe ka ndryshuar emrin duke vendosur emrin e saj.
“Fansa të dashur! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”, shkruhet në postim.
Ky veprim nuk i ka pëlqyer fansave të cilët kanë nisur me komente kundër këtij vendimi duke u shprehur se ata i kanë bërë follow Luizit e jo të motrës.