Sazan Guri hap dyert e mortit për qenin: Pres vizita 40 ditë rresht

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti Sazan Guri ka hapur dyert e mortit, pasi ka humbur qenin e tij. Ai shkruan se për 40 ditë rresht, do të presë vizita për qenin e tij.

Postimi i Gurit:

Sot date 19 Mars – ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë. Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh.

Menjëherë Darki fitoi të drejtën e robit të shtëpisë, dhe paspak edhe atë të punonjesit të Zyrës, ku vinte e ikte njësoj si ne. Ndoshta kuptoi se studuioja jonë ishte studio lirie, dhe Darki nuk pranoi qysh në fillimet e veta zinxhirin që i bën ata të dallohen nga ujku. Ai e hante atë, e shqyente me dhëmbë derisa ne kuptuam që ai donte më shumë lirinë sesa litarin e robërisë.

Ndaj, nga nesër datë 20 Mars, çdo ditë nga ora 09-12 dhe pastaj në pasdite nga ora 15-20 për 40 ditë rrjesht presim ngushëllime te aty pranë Alpetit në Bllok. Do t’i lutesha çdo qenie me dy këmbë që nëse nuk kupton dot pjesë nga këto mesazhe për Darkin tim, të paktën le të heshtë për hatrin tim, të paktën këtë herë.

Ju falenderojme paraprakisht, dhe me respekt, SG

Zjarr Tv Ad